Në Elbasan, Gledian Llatja pret vetëm certifikimin e fitores përballë Luçiano Boçit. Por çfarë po ndodh me këshilltarët, kuvendin lokal të bashkisë.
Paraprakisht nga 224 qendra votimi janë numëruar vetëm 122 nga të cilat rezulton se deri tani PS ka marrë 48.81% ose 28 këshilltarë, koalicioni i Berishës 23.98% ose 13% dhe PD-ja zyrtare, 12.93% ose 7%.
Nga shifrat rezulton se demokratët janë çarë duke votuar Boçin, por jo listën e koalicionit me Metën për këshilltarët. 21633 mori Boçi si kandidat, por koalicioni për këshilltarë ka marrë gjysmën 10960.