-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enkelejd Alibeaj: Ishim në betejë kundër të gjithëve

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj në mbyllje të procesit të votimit tha se forca politike që drejtoi tregoi se ishte vlera e vetme që do i japë frymëmarrje Shqipërisë.

“Në këtë betejë kundër të gjithëve, PD tregoi edhe njëherë se është padyshim e vetmja alternativë qeverisëse për të nesërmen e Shqipërisë.

Padyshim vlersim e mirënjohje për të gjithë komisionerët e Partisë Demokratike në qendrat e votimit të 61 bashkive të vendit të cilët menaxhuan në mënyrë përfekte një process jo të lehtë për shkak të presioneve e parregullsive të shumta që shoqëruan votimin.

Gjithashtu PD inkurajon të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit në misionin që ata kanë në orët në vijim për të numëruar korrekt çdo votë të hedhur në kuti. Vota e shqiptarëve është në dorën e tyre dhe misioni për garantimin e saj është i shenjtë.

I kujtojmë të gjithë atyre që mendojnë apo do të provojnë të prekin votën e shqiptarëve, se çdo përpjekje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale dhe si e tillë dënohet nga ligji zgjedhor dhe kodi penal.

Partia Demokratike është e bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe shqiptarët do të ndahen përfundimisht me politikën e vjetër duke i dhënë fyrmmarrje Shqipërisë në rrugën drejt BE” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit