-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoi sërish Kamzën, Suli: Qytetarët vlerësuan kthimin e besimit te Bashkia

Kryesoret

Kryetari aktual i Kamzës, Rakip Suli ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij pas shpalljes së rezultateve të votimit ku u shpall sërish votues duke marrë një mandat tjetër 4-vjeçar në Kamëz.

Gjatë fjalës së tij ai falënderoi të gjithë qytetarët të cilët e votuan ku sipas tij ata shprehën një mesazh të madh për të gjithë Shqipërinë duke theksuar se ata nuk janë në shërbim të askujt por vetëm të familjeve të tyre.

“Une do ta filloja fjalën time me zoti i bekoftë qytetarët të Kamzës. Sot qytetar i Kamzës dhënë një mesazh të gjithë Shqipërisë se nuk janë në shërbim te askujt por vetëm te familjes së tyre.

Qytetarët vlerësuan kthimin e besimit te bashkia e Kamzës dhe u bë shtëpi e madhe për 150 mije banore, unë nuk ktheva banoret ne te majte apo te djathë i thashë shërbime te gjithëve.

Votuesit qe me votuan dhe me besuan mandatin e dytë i siguroj se si kam qene ne 4 vite një sherbetor i mire edhe per 4 vite për të gjithë qytetarët e Kamzës.

Kjo është Kamza reale. Nder dhe privilegj që ma dhanë mundësinë e rikandidimit,” u shpreh Suli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit