Goditet kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Ersekës, njëherazi kryebashkiaku aktual i saj, Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i Partisë Demokratike pranë fshatit Qinam.
Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait, por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin.
Ndërkohë agresori është identifikuar si Esmerald Kacolli, ndërsa mësohet se në momentin e përplasjes fizike, prezent ka qenë edhe Ethemi Lumani, kandidati i “Bashkë Fitojmë”.