Sot shqiptarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj të 61 bashkive për katër vitet e ardhshme. Procesi i votimit ishte i mbushur përgjatë 12 orëve me shumë incidente, por edhe probleme teknike.
KQZ dështoi me identifikimin elektronik. Mbi 500 qendra, ose 10% sikur tha Ilirjan Celibashi, kishin probleme duke kaluar në identifikimin manual. Tashmë pritet që të nisë procesi i dorëzimit të kutive dhe numërimi.
“5Pyetjet.al” do të sjell hap pas hapi në cdo moment rezultatin në kohë reale për ecurinë e procesit dhe fituesit. Tre të parët, në Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të shpallen brenda pak minutash pasi votimi ishte elektronik.