-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 Maji mbush arkën e PS-së, Meta “merr” lekët e Berishës

Kryesoret

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi vlerën në para të një vote të vlefshme për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Vlera në para e një vote të vlefshme është 80.47 lekë.

Kjo do të thotë se bazuar te rezultati një 14 Maj, Partia Socialiste do të marrë pjesën e luanit si fituese e zgjedhjeve vendore, pasi arriti të marrë mbi 579 mijë vota, 46.9 milionë lekë.

Ilir Meta si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 247 mijë vota, 20 milionë. PD zyrtare mori 103 mijë vota, 8.4 milionë lekë.

Gjithashtu, sot komisioneri emëroi anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së nr. 11, Bashkia Kukës për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023. Komisioneri vendosi ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të Komisionit të Zonës të Administrimit Zgjedhor nr. 11.

Në seancën e sotme u miratua akreditimit i vëzhguesve përmes platformës elektronike të vëzhguesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, të datës 24 Shtator 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit