-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës: Provat për manipulimin e zgjedhjeve të 14 Majit

Kryesoret

Në selia e Partisë Demokratike, grupi i Sali Berishës mesditën e sotme zhvilloi konferencën e paraqitjes sipas tyre të abuzimeve të zgjedhjeve të 14 majit për qarkun e Tiranës, konkretisht të katër bashkive Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë. Deputeti Edi Paloka tha se PD-ja ka siguruar një dosje voluminoze ku sipas tij tregojnë farsën elektorale.

“PD tashmë ka një dosje voluminoze me faktet e farsës zgjedhore që ndodhi më 14 maj, janë bërë shumë vite tashmë që Rama që kur ka ardhur në pushtet, çdo zgjedhje vetëm ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar.

Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka pasur zgjedhje të lira, duket që sistemi i ngritur prej tij synon të njëjtën gjë, sa të jetë ai në pushtet nuk do të ketë zgjedhje. Është detyrimi ynë për të bërë të qartë qytetarëve dhe ndërkombëtarët, se sa të jetë Rama në pushtet shqiptarët nuk do të votojnë të lirë.

Në do të paraqesim dosjen e cila tregon të gjitha format që ka përdorur Rama për t’i marrë votën atyre që nuk kanë pranuar ta shesin apo ta blejnë, dosja është voluminoze janë me dhjetëra fakte të tjera, të cilat janë kapur nga ne por nuk janë të vetmet.

Këto fakte janë dërguar dhe në KAS e SPAK për ndjekje penale, pasi krimet zgjedhore janë krime penale por rezultatet janë zero, pasi të gjitha institucionet janë të kapura”, tha Paloka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit