Një votim i pazakontë ai në Himarë, ku një nga kandidatët për bashkinë, pikërisht ai i koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, do të votohet në qeli.
Një ditë më parë Gjykata e Vlorës vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg.
Beleri akuzohet për shkelje të kodit zgjedhor, pasi dyshohet se do të ofronte para në këmbim të votave.