Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dalë në një deklartë për media ku u bëri thirrje qytetarëve, që t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar.
“Të rinj të reja, gra dhe burra ju lutem ushtroni detyrën tuaj si qytetarë.
Nëse doni që pas 14 majit ta keni autobusin falas, të keni nën kalime në shesh dilni dhe votoni.
I drejtohem qytetarëve dhe të rinjve merrni pjesë. Është shumë e rëndësishme të shkoni në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin.”, tha Këlliçi.