-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti fizik me Erion Isain në Kolonjë, kandidati i PD sqaron ngjarjen: E nisi ai i pari!

Kryesoret

Kandidati i PD-së Et’hem Lumani në Kolonjë ka sqaruar incidentin e shënuar mbrëmjen e djeshme, ku u godit pranë fshatit Qinam rivali i tij në garë nga kampin socialist Erion Isai.

Në një deklaratë, Lumani thotë se ngjarja interpretohet në forma të ndryshme. Sipas tij Isai dhe kreu i Partisë Socialiste po bënin fushatë në ditën e heshtjes zgjedhore. Gjë për të cilën ka njoftuar edhe shefin e komisariatit.

Ai thotë se ka shkuar vetë për të shuar sherrin, por është përballur me tentativë dhunë nga ana e Isait, kreut socialist dhe shoqëruesit. Ai thekson se kandidati Isai nuk është goditur në prezencë të tij.

Grushte në mesnatë ndaj Erion Isait, vjen reagimi i parë i policisë: Ja çfarë ndodhi!

“Kam bërë fushatë modeste, të shkëlqyer, pa asnjë problem. Dje ishte heshtje elektorale. Mbrëmë  rivali im ka qenë për fushatë bashkë me kreun e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin në Qafëzez. Ata personat që më kanë informuar ka qenë kreu i qendrës së votimit.

Më ka thënë që këtu ka ardhur kryetari i Partisë Socialiste. Kam marrë në telefon shefin e komisariatit dhe i kam thënë që sot është heshtje elektorale dhe i kam thënë; urgjentisht se sot është heshtje elektorale të lutem që të mos ndodhë asnjë aksident të vini sa më parë. Kishte ikur me shpejtësi nga Qafëzez. Djemtë në QV në Qinam e kishin lajmëruar dhe kam ikur unë përpara shefit të komisariatit. Unë shkova dhe shova sherrin se mund të ishte shumë më i madh.

Grushte fytyrës Erion Isait, e pëson keq simpatizanti i opozitës

 Kanë tentuar të më godasin, edhe kryetari i Partisë Socialiste edhe kandidati edhe bodyguard. Jam kandidat, jam babai juaj u kam thënë rrini të qetë se po vjen shefi i komisariatit dhe në sy të shefit njëri nga ata ka tentuar të me godasë. Tani interpretohet në formë të ndryshme. Kjo është poshtërsi ndaj një personi që po bën një fushatë të qetë. Unë u bëj thirrje të shkojnë të votojnë.

Erion Isai i ka bërë ato shenja para se të vija unë, ky është grindur me këta njerëz prandaj mund të ketë ndonjë shenjë. Nuk e di unë, unë kam vajtur dhe kam shuar sherrin. Personi është anëtar i KZAZ nga koalicioni “Bashkë fitojmë” 2 -3 minuta para meje. Erion Isai nuk është goditur në prezencën time, por është ruajtur nga unë.  Këta kanë të gjithë unë jam vetëm këtu”, u shpreh në reagimin e tij kandidati i PD-së Et’hem Lumani në Kolonjë.

Grushte fytyrës Erion Isait, reagon “Bashkë Fitojmë”: Na provokoi, po shpërndante para!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit