-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi e ofendoi disa persona, nën hetim Lefter Maliqi dhe “shoqëruesit” e tij

Kryesoret

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit, pas incidenteve të mbrëmjes së djeshme, ku akuzohet se ka kanosur dhe ofenduar disa persona, të cilët ishin mbledhur në një lokal në këtë qytet.

Sipas policisë, Maliqi, së bashku me disa persona të tjerë që e shoqëronin, ka kërcënuar punonjës të një firme ndërtimi, të cilët ndodheshin në një lokal të qytetit. Gjithashtu ka nisur hetimi për shoqëruesin e tij M.H, 48 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme Lefter Maliqi ka publikuar në rrjetin e tij social edhe një video në të cilën denoncon Pëllumb Salillarin se po kërkon të blejë vota në Kuçovë.

“Oligarku Pëllumb Salillari është zhvendosur në Kuçovë dhe sot në diten e heshtjes zgjedhore ka dalë të blejë vota. Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret nesër Çuçi ka angazhuar dhe patericën Salillari me shpresë se keshtu do e ndryshoj rezultatin. I them Çuçit dhe Salillarit le ta zbrazin qesen siç kanë bërë këtë nje muaj në Kuçovë dhe fshatrat përreth duke mbeshtetur një kufomë politike si Kreshnik Hajdari.

Nesër do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës. Ku është SPAKU që duhet t’a procedonte dhe arrestonte këtë kriminel elektoral?!! Ne i kemi provat të gjitha të qendisura dhe do i paraqesim aty ku duhet nga e hëna e në vazhdim. Fitoren nuk mund t’a ndalë një njeri i përfshirë në afera korruptive dhe që i pi gjakun këtij populli bashkë me “Rilindjen”.

Nesër Kuçova do i tregoj vendin ish-fatorinos së autobuzave Pëllumb Kreshnik Salillarit! Jemi të gjithë në këmbë! Të gjithë në patrullime!”, thoshte në reagimin e tij kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit