Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në orën 13:45 minuta doli në një konferencë për mediat për ecurinë e procesit zgjedhor. Ai tha se në orën 07:00 të mëngjesit vetëm 77% e qendrave të votimit nisën procesin, por më pas gjithçka u rregullua dhe tashmë procesi po ecën i qetë.
“Dy incidente në Fushë Krujë dhe një në Dibër. Kemi disa raste denoncimesh në KQZ. Sinjalizime. Janë 14 denoncime deri tani. Parregullsi të veprimeve të anëtarëve të qendrave të votimit, funksionime te PEIT.
Në Tiranë kam marrë një denoncim se fletët e votimit janë me shenjë. Lidhur me bojën dhe fshirjen, kjo është një histori që sillet. Është vështirë të themi tani sa qëndron kjo. Këto janë pamje që i shikojmë në cdo zgjedhje. Shpesh herë ka më shumë spekulim. Në tërësi procesi është duke shkuar normalisht.
U tejkalua edhe problemi i identifikimit elektronik. Në 502 qendra votimi mbetet për t’u verifikuar përse e patëm këtë situatë. Në Peqin mungonin në mëngjes 500 fletë votimi për kryetarin. Në Fier 500 fletë mungonin për këshillin. Dy qendra në Devoll kanë pasur probleme me kutitë kanë qenë dëmtuar kapaku” tha ai.
KQZ-LIVE/ Celibashi: Problemet u tejkaluan! Procesi po shkon i qetë