Më pak se një orë dhe mbyllet zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet e 14 Majit për bashkitë e vendit. Pas orës 19:00 kutitë do të mbyllen, ndërsa aty ku ka radhë për të votuar do të zgjatet orari të paktën me 30 minuta. Pjesëmarrja deri tani është shumë e ulët rreth 34%.
Dy palët, PS dhe opozita kanë bërë thirrje që qytetarët të dalin që të votojnë masivisht. Por kush favorizohet nga pjesëmarrja e ulët? Nëse do të bënim një llogari pragmatike duke njohur edhe realitetin shqiptar, pjesëmarrja e ulët favorizon shumicën në pushtet, pasi nuk kemi të bëjmë me një frymë popullore kundër.
Praktikisht pjesën dërrmuese tek % e votuesve deri tani e zë administrata e cila sipas edhe shumë denoncimeve që ka bërë më parë dhe sot opozita është e detyruar që të shkojë tek kutia e votimit. Kjo nuk do të thotë se e gjitha ka votuar për pushtetin. Megjithatë kjo % tregon se nuk kemi të bëjmë me frymë popullore.