-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Probleme me identifikimin elektronik, Celibashi: Herët për të thënë se çfarë nuk shkoi!

Kryesoret

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në konferencën e parë për mediat lidhur me zgjedhjet vendore. Celibashi tha se në të paktën 532 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik I zgjedhësve.

“Informojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elekronike të identifikimit. Janë 4469 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik.

205 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë se pajisja s’mund të marrë në kohë reale informacion prej tyre. Janë 532 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, ose të gjitha këto qendra PEI nuk funksionon, por është një e dhënë që nuk e kemi. Po komunikojmë me këto qendra, për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar me PEI apo manualisht.

Janë 532 që presupozet në rastin më të keq se identifikimi nuk po bëhet përmes pajisjes PEI. Jemi përpjekur të korrigjojmë për aq sa ka qenë e mundur për të ndryshuar situatën.” u shpreh ai.

Celibashi ndër të tjera është shprehur se teknikët janë në terren për të bërë analizën në lidhje me faktin se çfarë çoi në problemin e pajisjeve të identifikimit në disa zona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit