Përveç 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin në Shqipëri votohet edhe në burgje.
Sa i përket procesit të votimit në Burgun e Durrësit, aty gjithçka po vijon normalisht.
Kujtojmë se ky është burgu ku qëndron i paraburgosur edhe ish-ministri Lefter Koka.
193 persona gjithsej kanë të drejtën për të votuar në këtë institucion, ndërkohë që janë vetëm 3 të dënuar me vendim të formës së prerë.
Pra shumica janë të paraburgosur. Shihet se ka një vullnet nga ana e personave që janë në burg për të marrë pjesë në votime.