-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 maji, “rrufe në qiell të hapur” për Berishën e Metën, humbje turpëruese edhe në vendlindjet e tyre

Kryesoret

Zgjedhjet e 14 majit sollën surpriza të shumta, ku përveç rezultateve surprizë në shumë bastione të njërës apo tjetrës palë prej vitesh, pati edhe nga ato raste kur, opozita aktuale mori goditje të rëndë edhe në vetë vendlindjet e liderëve të saj.

Bëhet fjalë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të dy, të cilët kanë nuk fituan dot as Tropojën dhe as  Skraparin, me të cilët janë krenuar prej vitesh e që i konsideronin të paprekshme nga kundërshtarët e tyre.

Berisha humbi në qytetin e tij të lindjes në Tropojë, një bashki historikisht e djathtë. Por, pas drejtimit për 4 vite nga PS, tropojanët i dhanë këtë ndëshkim Berishës duke i dhënë besimin socialistit Rexhe Byberi. Ky i fundit, i cili mori 51.25 % të votave kundrejt 48.75%  që mori kandidati i Bashkë Fitojmë Besnik Dushaj.

Edhe Ilir Meta u braktis në vendin e tij në Skrapar, të cilin e ka përdorur politikisht për vite me radhë, zonë që e ka zgjedhur deputet për disa mandate rresht. Madje kur ishte president i Republikës, për të kërcënuar Edi Ramën, Meta thoshte se “jam malësor si doktori”. Duke ju referuar vendlindjes së tij, Çepanit, një fshat që është një zonë malore.

Pikërisht, këtu pritej që fitorja të ishte e padiskutueshme, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Qytetarët i dhanë shansin socialistit Adriatik Mema, i cili mori 55.84 % të votave. Ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Euglen Mustafallari mori 44.16 % të votave. Por përveç kësaj, Ilir Meta është thyer keq në fshatin e tij të lindjes. Aty, ku kandidati i tij është rrëzuar me një diferencë të ndjeshme.

Sipas të dhënave të nxjerra nga KQZ, kandidati i PS Adriatik Mema, në Çepan ka marrë 205 vota. Kurse kandidati i Metës, Euglen Mustafallari ka marrë 151 vota. Sa i takon votave për Këshill Bashkiak, në Çepan vetëm 56 qytetarë kanë votuar për Metën. Ndërsa 165 qytetarë kanë votuar për Partinë Socialiste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit