Edhe në bashkinë me pritshmëritë më të mëdha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” duket se Partia Socialiste ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.
Ndonëse konsiderohet si qytet me mbështetës demokratë, Shkodra këto zgjedhje po ngjyroset me rozë pasi kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci numëron 16 829 pse 60.19%.
Ndërsa kryetari aktual i bashkisë së Shkodrës njëkohësisht edhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia numëron 11131 vota ose 39.82%.