Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pasi fitoi përballë kandidatit socialist.
Deklaratë e Fredi Belerit:
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua ti nënshtrojë.
Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!” Fredi Beleri