Pas publikimit të rezultateve në Shkodër ku humbi postin e kryetarit të bashkisë, Bardh Spahia ka bërë një reagim në llogarinë e tij ne Facebook.
Në postimin e tij ai hedh akuza në drejtim të kundërshtarit të tij.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan Spahia.