Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social x shprehu pikpamjet lidhur me ngeociatat për luftën në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA-të vazhdojnë operacionin e tyre ushtarak kundër Iranit.
“Mbrojtja e tyre ajrore, Forca e tyre Ajrore, Marina e tyre dhe udhëheqja e tyre janë zhdukur. Ata duan të negociojnë. Thashë se është “tepër vonë!”, pohon karakteristikisht presidenti amerikan në postimin e tij.
Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmet ka të ngjarë të zgjasin katër deri në 5 javë, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”./ Protothema









