Kryeministri Edi Rama kishte një këshillë për opozitën pas humbjes së radhës, që është e disata në dekadën e fundit që kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013.
“Mos u mërzisni, sa më shumë dhe sa më mirë ta lexojnë këtë që ka ndodhur, aq më shumë do të mësojnë realisht. Nëse ka një dallim mes nesh dhe atyre që humbasin sa herë përballen me ne, është se ne nxjerrim gjithmonë mësime” tha ai.