Ndonëse ka mbetur edhe një kuti për të numëruar, në Delvinë duket se fituesi është përcaktuar pasi kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Veli është në avantazh me 1155 vota.
Veli numëron 2868 ose 62.61%. Ndërsa kandidati i Berishës, Ilir Mehmeti numëron 1713 vota ose 37.39%.
Ndërkohë ka përfunduar numërimi i kutive në Dropull ku është shpallur fitues kandidati i PS, Dhimitraq Toli i cili mori 3709 vota ose 81.25%.
Ndërsa kandidati i Berishës, Thanas Maneka numëron 679 vota. PS fitoi Dropullin me një avantazh prej 3030 vota.