Marko Dajti i Frontit të Majtë mori 2807 në Tiranë në 14 Maj. Ai u rendit i pesti duke lënë në vendin e fundit Lajla Përnaskën. Por ku i mori votat Dajti?
Nga një krahasim i thjeshtë në disa zona në Tiranë, rezulton se në Baldushk, Krrabë, Bërzhitë dhe Shëngjergj janë disa nga “bastionet” e tij ku ka punuar fort.
Madje në këto katër njësi, Dajti ka marrë më shumë vota se kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko.