-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse dialogu Kosovë-Serbi rrezikon të dështojë?

Kryesoret

Pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, thonë njohësit e çështjeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiç. Sipas tyre, procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve rrezikon të dështojë.

Komentet pasojnë një rund të ri bisedimesh që u zhvillua të hënën në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviç. Në agjendë të diskutimeve ishin çështje që dalin nga Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, por të dyja palët thanë se nuk ka pasur ndonjë përparim.

Përfundon pa rezultat rundi i ri i dialogut në Bruksel

Për këtë marrëveshje janë dakorduar gojarisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndër pikat më të diskutueshme të saj është ajo që kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur më herët, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se takimi i 15 majit synoi t’i “qartësonte çështjet e hapura” dhe se “diskutimet do të vazhdojnë”. Megjithatë, ai nuk specifikoi se kur do të mund të mbahet takimi i radhës.

SHKRIMI I PLOTË NË REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit