Këshilli Europian këtë të martë po zhvillon samitin e tij të katërt ku në qendër të diskutimit do të jetë mbështetjen e Ukrainës kundër luftës së Rusisë.
Sekretarja e Përgjithshme e KE-së, Marija Pejcinovic Buric u shpreh se lufta në Ukrainë duhet të jetë në qendër të vëmendjes në këtë samit.
President i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Tiny Kox u shpreh se kthimi i një lufte agresioni në shkallë të gjerë në Evropë thekson se ngurtësia dhe qëndrueshmëria e demokracive evropiane, janë garancitë më të mira për prosperitetin, sigurinë dhe të ardhmen paqësore.