Në selinë e PD-së ka pllakosur heshtja totale prej mbrëmjes së të dielës. Pak lëvizje.
Asnjë zë. Të gjithë presin Berishën. Por sot janë paraqitur duke ngjitur shkallët e selisë blu dy prej kandidatëve që humbën në garën e 14 Majit. Luçiano Boçi dhe Zef Hila.
Lanë mandatin për t’u bërë kryetar bashkie dhe tani mbetën pa asnjë post. Kamerat i kanë fiksuar duke biseduar mes tyre në oborrin e PD-së dhe pas takimit në zyrën e liderit historik janë larguar.