Edhe në mesazhin e tij të falënderimit për këdo që kontribuoi për fitoren e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste në Tiranë, e sidomos të qytetarëve që i dhanë sërish votën për një mandat të tretë në krye të Bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të vijuar punën për zhvillimin e Tiranës.
Nga selia e PS, Veliaj tha se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kandidatëve që garuan së bashku me të në këto zgjedhje, por sidomos të gjithë këshilltarëve të çdo force politike të zgjedhur nga qytetarët për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Veliaj: Falenderoj demokratët që nuk u përdorën si “mish për top” kundër SHBA!
Ai theksoi se Partia Socialiste në Tiranë ka fituar shumicën absolute edhe të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, por këtë bashkëpunim e kërkon për të mirën e qytetit.
“Falë mbështetjes së jashtëzakonshme që na kanë dhënë qytetarët, duke votuar logon e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak, ne sot kemi dhe një shumicë vendimtare në Këshillin Bashkiak, një shumicë që na lejon që këtë vizion, këto premtime, këto projekte të vazhdojmë t’i çojmë përpara.
Veliaj falënderon votuesit nga selia e PS: Përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura!
Ne nuk kemi nevojë në sensin e numrave, për vota të tjera në Këshillin Bashkiak, por kemi një dëshirë shumë të madhe që të bëjmë një fillim të ri, të fillojmë një rrugë të re, të kemi një traditë të re, ku nuk vazhdon më kënga e Ilirit dhe e Saliut, tani e përkthyer në Këshillin Bashkiak ku për nevojat e qytetit për të ndërtuar ato shtëpi, që ende presin të ndërtohen për tërmetin, shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë që ende presin që të shohin dritë ne zhvillimit, ne ta gjejmë këtë frymë bashkëpunimi dhe të japim një mesazh nga Tirana që pavarësisht diferencave kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë,” e mbylli apelin e tij Veliaj.