-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj falënderon votuesit nga selia e PS: Përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura!

Kryesoret

Kryetari i rikonfirmuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalim përshëndetës përpara selisë së Partisë Socialiste përpara qindra simpatizantëve, ku është shprehur se fitorja e thellë e arritur në Tiranë është një shtysë që ai të jetë i përulur, modës dhe me mëngë të veshura në këtë rrugëtim të ri 4-vjeçar.

“Falënderoj skuadrën e PS, mezi pres të fillojmë. Ju falënderoj me zemër e konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë, na dhanë një mesazh të pastër, një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do të ecë përpara, do të Tiranë të bëhet akoma edhe më evropiane, kjo fitore më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër, ju premtoj përulësi modesti, mëngë të përveshura për ecur përpara, Tirana na tregoi shumë qartë që më shumë se sa gishtin kërkon një dorë të shtrënguar, të flasim drejt dhe ti shohim në sy.

Dua të falënderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne, u them të gjithë demokratëve që jam kryetari juaj, do ju shërbej me përulësi, duke siguruar që në rrugët tona, si ky shesh cilësia shërbimi ofrohet për të gjithë njësoj.”, u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse, Erion Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit