Mbrëmjen e sotme do të përballen në ndeshjen e kthimit për një vend në finalen e madhe të Champions League Inter dhe Milan.
Një mbrëmje italiane do të mbërthejë para ekranit të gjithë futbolldashësit të cilët do të mësojnë finalistin e parë.
Ndeshja e parë u fitua nga Interi i cili në shtëpinë e Milan arriti të shënonte 2 gola.
Interi sonte do të jetë më i qetë pasi është në avantazh dhe do të jetë në shtëpi por të papriturat edhe mund të ndodhin.
Në anën tjetër, Milan shpreson që të një mrekulli në fushën e Interit për të vijuar më tej në këtë garë.
Formacionet zyrtare:
Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Lautaro Martinez, Dzeko.
Milan: Maignan, Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez, Tonali, Krunic, Messias, Brahim Diaz, Leao, Giroud.