-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim lë porositë para largimit: Godisni të fuqishmit dhe të pasurit

Kryesoret

Pak ditë përpara largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim takoi prokurorët e SPAK-ut. Porosi u la që të godasin të pasurit dhe të fuqishmit që janë të përfshirë në shkelje.

“Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tre viteve. Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë.

SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë – siç besojnë edhe shqiptarët – që Shqipëria e ka vendin në BE” tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Në takim nuk ishte i pranishëm ish-kreu i SPAK-ut, Arben Kraja. Arsyeja nuk dihet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit