14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Kombi nuk voton për organizatat terroriste

Kryesoret

Presidenti turk, Tayyip  Erdogan ka dalë ditën e sotme në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve të cilat u zhvilluan më 14 maji.

Zgjedhjet dolën në balotozh dhe ai akoma nuk ka arritur të marrë fitoren e shumë pritur kundër rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu, ngjarje e cila u shty pas 2 javëve për të zhvilluar votimet e radhës.

“Dëshiroj të falënderoj qytetarët e mi për pjesëmarrjen rekord. Ne patëm një festë të madhe demokracie të denjë për Turqinë. Ndoshta ajo është unike në botë ”, u shpreh Erdogan.

“Pjesëmarrja arriti në 90%. Dëshiroj të falënderoj të gjitha partitë politike, kandidatët, organizatat mediatike dhe forcat e sigurisë. Arritëm 49.5% të votave. Nuk jemi të vetëkënaqur. Do ta shfrytëzojmë mirë 12 ditët.

Ne kemi qenë gjithmonë të sinqertë, nuk kemi gënjyer kurrë. Ne nuk e kemi nënvlerësuar kurrë mençurinë e kombit tonë.

Ne qëndrojmë pas të gjitha premtimeve tona. Të gjitha do t’i zbatojmë pas datës 28 maj. Kombi ynë ka dëshmuar se e refuzon komplotin. Opozita duhet të kuptojë se nuk mund të fitojë zgjedhje duke mbështetur organizatat terroriste.

Kombi nuk voton për organizatat terroriste. Ne presim që Kilicdaroglu t’i bëjë një nder vetes dhe të praktikojë politikë të pastër,” tha Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit