Është mbyllur procesi i numërimit edhe për Tiranën Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë me një diferencë mbi 58 mijë vota, ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçit.
Erion Veliaj ka marrë 54.69 % (158688 vota).
Ndërkohë në vendin e dytë është kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58 % (100351), me mbi 58 mijë vota diferencë.
Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.27%.
Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.73%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97%.









