Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë nga pika e Morinës 23 600 euro, procedohet penalisht shtetasi turk me inicialet B. S. dhe sekuestrohen paratë.
Gjatë kontrollit, në një çantë të turkut shërbimet e policisë gjetën 23 600 euro, të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.