-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në derbi nuk ka fitues, Tirana barazon “in extremis” dhe ruan kreun e renditjes!

Kryesoret

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit duke u mbyllur 1-1 sfidë kjo e luajtur në Air Albania për javën e 33 të Abissnet Superiore.

Ky barazim e mban Tiranën ende në vendin e parë me 2 pikë larg Partizanit, ndërsa kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi.

VIDEO/ Grushte e shkelma mes tifozëve të Tiranës në stadium!

Sa i përket sfidës, Partizani ishte më kërkues në minutat e para por golin e gjeti vetëm në minutën e 53′ me brazilianin Da Silva i cili realizoi brenda zonës.

Kur u mendua se fitorja po shkonte për të kuqtë, Deliu shënoi për Tiranën një supergol nga distanca duke barazuar shifrat 1-1.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës, Tirana luan në transfertë ndaj Lacit, ndërsa Partizani pret Vllazninë.

VIDEO/ Tifozët e Partizanit ia bëjnë xhamat copë autobusit të Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit