-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon numërimi për këshillin bashkiak në Shkodër, si ndahet torta?

Kryesoret

Ka përfunduar numërimi për Këshillat Bashkiakë në qarkun Shkodër. Sipas rezultateve nga KQZ  PS kryeson bindshëm në bashkinëShkodër me 18 mandate nga 51 në total. Ndërsa Bashkë Fitojmë arriti të marrë 23.81% të votave nga ku ka siguruar 13 mandate.

PSD renditet forcë e tretë në këshillin bashkiak, me 12 mandate. 5 mandate ka marrë PD. Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e re Demokratike kanë siguruar nga 1 mandat.

Në Fushë Arrëz është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë ku ka fituar PSD me 3 mandate nga 15 në total. Edhe  Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 3 mandate me 13.06% të votave.

PS ka siguruar 2 mandate apo 12.79% të votave. Partia Kristian Demokrate me 10.12% të votave ka marrë 2 mandate. Bashkë Fitojmë me 7.96% të votave ka siguruar vetëm një mandat.

PD ka arritur të sigurojë vetëm një mandat. Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe PDIU kanë marrë nga një mandat.

 

Na bashkinë e Vaut të Dejës ka përfunduar numërimi. PSD ka fituar 10 mandate nga 31 në total me 27.64%.

Partia Socialiste ka marë 7 mandate me 21.93%, po ashtu edhe BF ka marrë 7 mandate me 19.54%. PD ka marrë 3 mandate me 8.85%. PDS ka marrë 2 mandate, ndërsa PAA dhe PR kanë marrë nga 1 mandat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit