Një person është plagosur me armë zjarri në Peqin pas një sherri.
Autori është një 55-vjeçar, i cili pas debatit ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt Diell Çelës, i cili ka mbetur i plagosur.
Sokol Dehima është shpallur në kërkim. Ai ka mundur që të arratiset nga vendi i ngjarjes.