Katër nxënës të moshave, 14, 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar në Gramsh për vrasjen e 15-vjeçarit Fation Bici dhe plagosjen së shokut të tij pasditen e djeshme.
Shkak dyshohet se është bërë radha në makinetë ose një debat në rrjetet sociale që u pasua me grushte dhe goditje me thikë në terren.
I plagosuri ndodhet në spital, viktima do të përcillet sot në banesën e fundit. Të arrestuarve iu sekuestruan tre thika dhe dy doreza grushti.