Është liruar Bedri Murati i cili u arrestua disa ditë më parë pasi u dyshua se kishte blerë vota.
Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj Bedri Muratit i cili u arrestua nga policia e Krujës, i arrestuar për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Gjykata e Tiranës e nxori nga burgu duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Policia njoftoi sekuestrimin 69 000 të rinj, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh.