-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja greke futet për të takuar Belerin në burg

Kryesoret

Pas arrestimit të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Theocharis Lalakos pritet që të vijë në Tiranë. Ndërkohë që ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka shkuar për ta takuar në qeli kryebashkiakun e ri tashmë të Himarës.

Qëllimi i kësaj vizite është informimi mbi gjendjen shëndetësore të Belerit, kushtet e ndalimit të tij. Mediat greke shkruajnë se gjendja shëndetësore e Belerit nuk është e mirë.

Beleri ka pasur temperaturë dhe ndërkohë vuan edhe nga diabeti. Ai ka dërguar tashmë 2 kërkesa në prokurori që të dërgohet në spitalin e burgut, por ende nuk ka një përgjigje.

Fredi Beleri qëndron prej 5 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit