Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla foli për herë të parë për një video që u publikua në media përpara zgjedhjeve ku aludohej se në dhjetor të vitit të kaluar kishte takuar Lulzim Bashën.
Socialisti e mohoi. “Unë kam qëlluar në të njëjtin ashensor edhe me Berishën, i bie ta kem takuar?!. Këtë nuk e kam takuar asnjëherë” tha ai.
Për humbësit e zgjedhjeve kishte një këshillë. “Koha që humbësi e shikon fajin tek tjetri dhe jo tek vetja asnjëherë nuk ka dhënë rezultat” tha ai.
Opozita, Berisha-Meta kanë akuza të forta në media, por Balla tha se komisionerët nuk kishin asnjë vërejtje. “Zgjedhjet e 2023 ishin më të mirat dhe të pranueshmet. Vërejtjet dhe kontestimet bëhen me dokumente, por nuk ka asnjë të tillë”.
Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, Berisha tha se e shkarkoi PS, po Balla çfarë komenti ka? “Lëreni të merren me hallin e tyre”.
PD zyrtare nuk mori asnjë bashki, Sali Berisha shtatë, kë njeh PS opozitë tani? “Grupi parlamentar i PD-së është grupi më i madh i opozitës” tha Balla.