-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri i vrau dashnorin e vajzën, Tefta Malaj lë spitalin në karrige me rrota, flet avokati!

Kryesoret

Tefta Malaj, nëna e Xhesika Malajt, 16-vjeçares që u vra nga babai i saj Taulanti ka lënë spitalin dhe do të vazhdojë të marrë mjekimin nga shtëpia. Ajo mbeti i plagosur nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj.

Tefta doli nga spitali me karrocë me rrota e shoqëruar nga familjarë dhe të njohur për të shkuar në ceremoninë mortore të vajzës së saj, 16-vjeçares Xhesika. Sipas mediave italiane, Tefta nuk dëshiron që të kthehet më në shtëpinë e saj në Foggia, pasi ndihet e kërcënuar.

Ndërkohë, avokati i saj Michele Sodrio i ka drejtuar një thirrje presidentit të Italisë, Sergio Mettarella të cilit i ka kërkuar që t’i japë nënshtetësinë 39 vjeçares, ndaj së cilës ka gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.

“Tefta është e integruar në mënyrë perfekte dhe e ndjen në thellësi të shpirtit se është italiane. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur një shtëpi të re për Teftën, larg Torremaggiore-s. Të vetmit që po i japin dorën Teftës për momentin janë punonjësit socialë për të mitur, të cilët ndërhynë në dispozicion të gjykatës për të miturit e Barit, për të mbrojtur djalin e Teftës, 5-vjeçarin e vogël Leonardo.”, tha avokati.

Tefta Malaj u plagos nga burri i saj, i cili vrau vajzën 16-vjeçare Xhesika Malaj dhe një shtetas italian. Ndërsa donte të vriste edhe djalin e vogël 5 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit