-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diskutimet në Senat, Osmani: Menendez hodhi dritë mbi zhvillimet në rajon

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për mes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka falënderuar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, Bob Menendez për angazhimin e tij në lidhje me demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Një falënderim nga zemra për senatorin Bob Menendez  për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Osmani falënderon Menendezin për thirrjet e këtij diskutimi ku sipas saj ai “hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”.

“Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”, ka shkruar tutje Osmani.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez u shpreh se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim.

Menendez tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit