-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja/ I riu shqiptar u fut të ndalonte sherrin, arabët e vranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me të riun shqiptar që është vrarë në Suedi. Lauren Spaho 20-vjeç nga Korça kishte emigruar drejt Suedisë dhe punonte në ndërtim. Spaho kishte shkuar para rreth 7 muajsh në Suedi dhe gjeti vdekjen më 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë.

Dyshohet se i riu bashkë me disa shokë të tij kishin shkuar në një disko ku ishte regjistruar një konflikt me disa arabë. 20-vjeçari futet për t’i ndarë, por arabët e presin kur del jashtë dhe e masakrojë me thikë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg për 5 prej tyre.

Edhe dy të tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona.

Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë.

Sipas mediave babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar. Po ashtu familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar.

U fut të ndante një sherr, masakrohet me thikë i riu shqiptar në Suedi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit