Një 45-vjeçar është dëmtuar ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një pallat në ndërtim në Tiranë.
Sips njoftimit të uniformave blu qytetari i identifikuar si B. R ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.