Një filial i një poste private është grabitur mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”.
Në prangat e policisë ka rënë 27 vjeçari i cili e grabiti me thikë. Autori është Ordis Molla, i cili vodhi në postë 400 000 lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund.
Në video duket momenti kur ai i drejton thikën punonjësit duke e orientuar që të shkojë përpara drejt arkës së lekëve.
Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës (thikë) dhe veshjet që ka patur autori gjatë ngjarjes, si dhe motori me të cilin ai është larguar.