Personi që shihni në foto është Tefik Tashi 58-vjeçari që vrau kunatën me sëpate ditën e djeshme në Elbasan. Alma Qevani 44-vjeç ndërroi jetë në spital nga plagët që mori.
Tashi ka deklaruar për policinë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.
“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha në dëshminë e tij 58-vjeçari.
Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur. Për mediat, fqinjët e 44 vjeçares thanë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.