Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është shprehur se zgjedhjet e 14 majit ishin një krim shtetëror, ku qytetarët u kërcënuan dhe vota u ble.
Maliqi tha se ish-kryeministri Sali Berisha është i fituar moralisht nga këto zgjedhje, ndërsa shtoi se, Berisha do të largohet një ditë, por sipas tij, fillimisht do të largojë kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se Maliqi humbi në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës përballë kandidatit socialist.