Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë. Ky projekt u miratua me 92 vota pro.
Ura do të jetë e gjatë 310 metra. Ajo do të bëjë të mundur kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër, pra nga Velipoja në Ulqin, për vetëm 2 minuta.
Një muaj më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë Lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.
Aktualisht ka nisur puna që projektimi dhe çdo dokumentacion të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.