-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, sfida e Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar!

Kryesoret

Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik.

Sfidanti kryesor i Mitsotakis është ish-Kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza.

Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të dielë më 21 maj.

Zoti Tsipras erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2015, kur ishte vetëm 40 vjeç, duke u bërë një nga kryeministrat më të rinj të Greqisë.

Tashmë ai po synon të rikthet sërish në pushtet, duke akuzuar rivalin e tij, zotin Mitsotakis si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat po përballet Greqia.

I shkolluar për inxhinieri ndërtimi, ai u përfshi në politikën e majtë që kur ishte student. Në atë kohë ai ishte anëtar i rinisë komuniste. Zoti Tsipras u bë kryetar i Syrizës në vitin 2008 dhe një vit më vonë u zgjodh deputet i parlamentit grek.

Si kryeministër ai doli kundër masave shtrënguese dhe programit të ndihmës prej 240 miliardë eurosh, të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat shkaktuan sipas tij, një krizë humanitare në Greqi. SHKRIMI I PLOTË NË VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit