-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 vjedhje në seri, kapet “skifteri” në Tiranë

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili akuzohet për vjedhjen e 7 monopatinavenë Tiranë. gjithashtu bëhet me dije s enjë lidhje me ngjarjen u procedua penalisht dhe një 15-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Arrestohet autori i dyshuar i këtyre 7 rasteve, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit